Telegrafi

Justin dhe Hailey Bieber kombinohen me veshje gjatë një darke në Nobu

Justin dhe Hailey Bieber Foto: Daily Mail

Çifti me famë ndërkombëtare, Justin dhe Hailey Bieber, sapo janë kthyer nga pushimet në Turks dhe Caicos.

Dhe gjatë ditës së djeshme (e hënë) dyshja u kthyen në Los Angeles, duke bërë shëtitjet e zakonshme, shkruan Daily Mail.

Dyshja morën vëmendje të madhe me paraqitjen, teksa kishin vendosur që të kombinohen me ngjyrat e veshjes.

Që të dy nuk i kishin lënë anash maskat mbrojtëse, për t;u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Hailey në anën tjetër mori pëlqime të shumta me dukjen, teksa kishte theksuar këmbët e tonifikuara.

Në mesin e tyre ishin edhe disa miq, të cilët i përcollën deri në destinacionin që çifti kishte. /Telegrafi/