Fituesi i çmimit ‘Grammy’, Justin Bieber është duke kaluar kohë të mirë së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber.
Të martuar në vitin 2018, dyshja tashmë po shpenzojnë ditët e tyre të lumtura në vende të ndryshme, nga të cilat edhe po publikojnë imazhe, shkruan Daily Mail.
Por, gjatë një paraqitje të fundit në rrjetin social Instagram, dyshja është shfaqur në mënyrë mjaft romantike.
Duke kërcyer nën tingujt e muzikës, çifti ka shkëmbyer puthje pasiononte, ndërsa kanë hedhur poshtë spekulimet se janë në pritje të fëmijës së parë.
Ata mund të kenë kaluar kohën e izolimit së bashku gjatë pandemisë coronavirus, por nuk kanë filluar ende planet për nja shtazani të mundshme.
“Ne nuk kemi plane për të bërë një fëmijë. Ne jemi ende të sapomartuar. Mendoj ne do të festojmë dy vjetorin në shtator. Thjesht kemi qenë duke shijuar kohën së bashku dhe ta njohim më thellë njëri-tjetrin”, ishte shprehur Hailey për PaleyFest LA.
Sidoqoftë, Justin dhe Bieber për herë të parë janë takuar në një koncert në vitin 2009, ndërsa pas disa vitesh filluan shkëndijat mes tyre. /Telegrafi/