Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (tash Bieber) janë martuar zyrtarisht në shtator të vitit të kaluar, mirëpo e kanë anuluar edhe për të tretën herë dasmën e tyre.
Këngëtari i famshëm dhe manekinia e njohur që disa muaj janë duke njoftuar se do të organizojnë një ceremoni për familjarët dhe miqtë e tyre.
Së fundmi ata kishin njoftuar se dasma do të organizohej më 28 shkurt (pas ditëlindjes së 25-të të këngëtarit) dhe madje i kishin shtypur ftesat, mirëpo as këtë herë nuk do të ndodhë.
Në dasmë ishin ftuar afro 300 mysafirë, në mesin e të cilëve edhe personazhe shumë të njohur, si Kylie Jenner, Travis Scott e Drake. Por, të gjithë janë njoftuar se ceremonia është anuluar.
TMZ bën të ditur se arsyeja e anulimit të dasmës është për faktin se disa anëtarë të familjes së Bieber nuk kanë mundësi të jenë prezentë në atë datë në ceremoni.
Në ndërkohë, çifti i popullarizuar dëshiron ta organizojë mirë dasmën e tyre, për më shumë duan ta zvogëlojnë numrin e të ftuarve dhe ta ndërrojnë lokacionin.
Ceremonia është dashur të mbahej në Los Angeles, mirëpo kur të bëhet e ditur data e ri, do të tregohet edhe lokacioni. /Telegrafi/