Këngëtari i njohur, Justin Bieber, gjatë ditës së djeshme (e premte), ka kaluar kohë së bashku me Kanye West.
Kjo vjen, pasi reperi amerikan është akuzuar për çrregullime bipolare nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, shkruan Daily Mail.
Fotografinë në të cilën shihen dyshja, e ka publikuar 43 vjeçari në rrjetin social Twitter, ndërsa ka treguar se kanë diskutuar për steriotipe.
Të ulur në karrige, artistët janë shfaqur nga një garazhe, ndërsa shihen të koncentruar në bisedën që po e zhvillonin.
Biber mbante të veshur një bluzë të gjelbër, të përshtatur me një kapele bejsbolli, kurse Kanye ishte mjaft modest në këtë pjesë.
Sidoqoftë, pasi së fundmi Kanye po përballet me probleme familjare, Justin ka treguar gatishmëri për t’i ndihmuar atij. /Telegrafi/