Site icon Telegrafi

Justin Bieber vesh bluzë me mbishkrimin “Hailey”, pak para dy vjetorit të martesës

Justin Bieber (Foto: Theo Wargo/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, kanë qenë të izoluar së bashku gjatë pandemisë coronavirus.

Pas kësaj periudhe, ata kishin shkuar të kalonin Pushimet në Utah, ndërsa tani kanë vendosur të qëndrojnë në Los Angeles, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) këngëtari është shfaqur plot stil, teksa vëmendje të madhe ka marrë bluza e tij.

Në pjesën e përparme shihej një ’emoji’ duke buzëqeshur, kurse në pjesën e prapme ishte emri i bashkëshortes së tij.

Ani pse për një shëtitje të tillë ai kishte dalë i vetë, edhe pse Hailey qëndronte në ‘shpinën; e tij.

Bluzën ai e ka kombinuar me një palë pantallona të bardha e të gjera, ndërsa në përgjithësi ai njihet për stilin e veçantë.

Së fundmi për dyshen ishte aluduar se janë në pritje të fëmijës së parë, gjë të cilën e ka mohuar partnerja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version