Site icon Telegrafi

Justin Bieber thyen heshtjen, flet për gruan Haileyn pasi nuk e ndiqte në Instagram

Hailey dhe Justin

Justin Bieber ka shpjeguar pse ai e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram gruan e tij, Hailey Bieber.

Ndërsa kjo shkaktoi dyshime për raportin mes tyre, artisti i famshëm doli me një sqarim në rrjete sociale.

“Dikush ka hyrë në Instagramin tim dhe e ka hequr nga ndjekësit gruan time”, tha ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Është vërtet e dyshimtë se kush do të hynte në llogarinë e Bieber-it në Instagram me qëllimin për të hequr gruan e tij, por tani u kuptua se çfarë ka ndodhur.

Vitin e kaluar çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë që ata e quajtën Jack Blues Bieber sipas emrit të dytë të babait të Justin.

Lexo po ashtu "Ka nevojë për para", Justin Bieber planifikon të kthehet në muzikë

Fatmirësisht siç thuhet Bieber Jr ka një nga emrat më normalë në botën e të famshmëve.

Justin së fundmi u komentua për një rikthim në muzikë, pas një pauze prej disa vitesh. /Telegrafi/

Justin dhe Hailey
Exit mobile version