Telegrafi

Justin Bieber thotë se viti i parë i martesës me Hailey ka qenë i vështirë, për shkak të mungesës së besimit

Artisti i njohur, Justin Bieber, së fundmi ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta personale.

Ai ka folur për martesën me Hailey Bieber, duke theksuar se viti i parë ka qenë mjaft i vështirë, shkruan Mirror.

Në një intervistë për GQ Magazine, Justin ka treguar se si ndërkohë kishin krijuar besim tek njëri-tjetri.

“Viti i parë i martesës ka qenë shumë i vështirë. Kishim shumë mungesë të besimit”, u shpreh ai.

Tutje Justin shtoi: Janë gjëra që njëherë ndonëse nuk dëshiron t’i pranosh te personi me të cilin je, sepse janë të frikshme”.

27-vjeçari dhe modelja e njohur janë martuar në vitin 2018, pas disa kohe që ishin në lidhje dashurie. /Telegrafi/