Justin Bieber ka ngjallur shqetësim mes fansave pasi publikoi një video në Instagram ku shihet duke pirë duhan dhe me sy të lodhur.
Krijuesi i hitit “Baby”, 30 vjeç, u shfaq me një buzëqeshje të zbehtë ndërsa thithte nga një cigare në një video të gjatë një minutë.
Ky postim vjen pas kritikave që ai u përball për sjelljen e tij në një event të gruas së tij, Hailey Bieber, si dhe pas një videoje tjetër ku performonte një rep për të qenit “high”, shkruan DailyMail.
Pamja e tij e dobësuar dhe shpërndarjet e çuditshme në rrjetet sociale kanë shtuar shqetësimin për shëndetin e tij.
Fansat i bënë thirrje të marrë ndihmë, veçanërisht për hir të djalit të tij gjashtëmuajsh, Jack.
Përfaqësuesi i Bieber mohoi se ai po përdor substanca të forta, duke thënë se këngëtari është fokusuar në prindërimin dhe muzikën e re.
Ndërkohë, burime të afërta me çiftin pretendojnë se Hailey është e shqetësuar për Justin dhe nuk di si ta ndihmojë.
Bieber ka folur më parë për luftën e tij me shëndetin mendor dhe varësinë nga droga, duke pranuar se ka pasur momente shumë të vështira në të kaluarën.
Fansat vazhdojnë të shprehin shqetësimin për mirëqenien e tij, ndërsa ai mbetet në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/