Telegrafi

Justin Bieber shënon fundin e pushimeve të tij verore, teksa poston një selfie me Haileyn

Ata po shijonin kohë të mirë së bashku larg punës dhe përgjegjësive, por të gjitha gjërat e mira duhet të kenë një fund.

Justin Bieber, 25 vjeç, dhe gruaja e tij, Hailey Bieber, 22 vjeçe, të dy kanë ndarë dje (e shtunë), një fotografi të bukur për të shënuar përfundimin e pushimeve të tyre, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi.

Dyshja përfunduan kohën e pushimit ditë pasi Justin ndau një set të ëmbël të fotografive të partneres së tij,ndërsa deklaroi, ‘Unë bie në dashuri me ty çdo ditë të vetme’.

‘Pushimet zyrtarisht kanë mbaruar, kthehemi përsëri në realitet’, shkroi Hailey në postimin e saj, gjersa Justin thjeshtë shkroi: ‘Pushimet mbaruan’.

Të dy ishin më parë në Japoni në fillim të këtij muaji, dhe ata u panë gjithashtu në Los Angeles në fillim të kësaj jave, por nuk ishte e qartë nëse kishin udhëtuar më pas diku tjetër.

Theksojmë se këta të fundit janë martuar në fshehtësi në shtator të vitit të kaluar, ku tashmë po planifikojnë edhe për një martesë të dytë. /Telegrafi/