Telegrafi

Justin Bieber rrezikon të arrestohet (Foto)

Këngëtari i famshëm Justin Bieber këtë javë ndodhet në Rio De Janiero ku do të mbajë koncertin e tij të radhës.

Mirëpo, përveç koncertit ai do të përballet edhe me një arrest në Brazil, pasi prokurorët kanë rihapur çështjen e tij të vitit 2013.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Justin Bieberin

Justin Bieber ishte kapur vite më parë teksa vizatonte mbishkrime në murin e një hoteli në Brazil, gjë që është komplet e palejueshme.

Duke qenë se Bieber nuk pagoi për dëmin e bërë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve, Prokuroria ka vendosur që kjo çështje të shqyrtohet tani  sa ai ndodhet në Brazil. /Telegrafi/