Këngëtari i famshëm Justin Bieber këtë javë ndodhet në Rio De Janiero ku do të mbajë koncertin e tij të radhës.
Mirëpo, përveç koncertit ai do të përballet edhe me një arrest në Brazil, pasi prokurorët kanë rihapur çështjen e tij të vitit 2013.
Justin Bieber ishte kapur vite më parë teksa vizatonte mbishkrime në murin e një hoteli në Brazil, gjë që është komplet e palejueshme.
Duke qenë se Bieber nuk pagoi për dëmin e bërë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve, Prokuroria ka vendosur që kjo çështje të shqyrtohet tani sa ai ndodhet në Brazil. /Telegrafi/