Telegrafi

Justin Bieber reagon ndaj deklaratës së Taylor Swift për menaxherin e tij

Taylor Swift dhe Justin Bieber (Foto: Instagram/justinbieber)

Ylli botëror, Taylor Swift, kohëve të fundit është duke u përballur me disa probleme lidhur me karrierën e saj, që kanë të bëjnë më ish-menaxherin e këngëtares, Scooter Braun.

Ky i fundit ka kërkuar të drejtat e shitjes së disa këngëve të artistes së famshme, të cilat janë prodhuar gjatë kohës kur ata ishin duke bashkëpunuar.

Dhe natyrisht se pas kësaj nuk ka munguar një reagim nga Swift, teksa ka bërë një shkrim në llogarinë e saj personale në InstaStory.

Taylor Swift (Foto: Instagram/taylorswift)

“Ky është Scooter Braun, personi që ushtronte bullizëm për mua në rrjete sociale në kohën kur isha e shkatërruar. Ai do të ketë të drejtën e të gjithë muzikës që kam shkruar deri tani”, ka shkruar këngëtarja në postimin e ndarë me ndjekësit.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtari Justin Bieber, i cili është akoma nën menaxhimin e Braun.

“Përshëndetje Taylor. Para së gjithash dëshiroj të ju kërkoj falje për postimin me të cilin ju kam lënduar, në kohën kur po mendoja se ishte diçka qesharake por duke shikuar prapa është e pahijshme dhe e pandjeshme. Një gjë e di që unë dhe Scooter të duam ty. E vetmja mënyrë për t’i sqaruar gjërat është përmes komunikimit. Nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur gjërat dhe nuk mund të përdorë rrjetet sociale kundër Scooter. Unë dhe Scooter nuk kemi asgjë kundër teje, ne e duam më të mirën tënde”, shkruan mes të tjerash Bieber.

Në fund Justin thotë se ai dhe menaxheri dëshirojnë që sa më shpejt të mbyllet kjo çështje, pasi kanë vetëm dashuri për këngëtaren. /Telegrafi/