Site icon Telegrafi

Justin Bieber pritet të bëhet baba

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin më nuk ka dilemë se kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë.

Më 7 korrik, në mes të pushimeve fantastike këngëtari kanadez i propozoi që të martohen modeles.

Së fundi, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka konfirmuar se është i dashuruar marrëzisht në biondinën, por nuk ka dhënë detaje të shumta hapit të ri në jetën e tyre.

Madje, Bieber përmes mesazhit ka lënë të kuptohet se është duke pritur të bëhet baba pasi që Hailey është shtatzënë.

“Unë premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet, duke e lejuar Jezusin nëpërmjet Frymës së tij të Shenjtë që të na udhëheqë në gjithçka që bëjmë dhe në çdo vendim që marrim.

Gjithmonë unë do të vendos ty në radhë të parë. Ti je dashuria e jetës sime dhe nuk do të dëshiroja ta kaloja me asnjë person tjetër. Mezi po pres për pjesën tjetër të jetës sepse tani me ty gjithçka duket të ketë kuptim!”, ka shkruar ai në Instagram.

Ndryshe, Justin është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell shumë shpejt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version