Këngëtari i famshëm botëror, Justin Bieber, duket se nuk është i lumtur për martesën e shpejtë me Hailey Baldwin.
25-vjeçari, i cili ka qenë duke u përballur me depresionin muajt e fundit, po kalon më shumë kohë në New York, në mënyrë që të ketë ndihmë nga mentori i tij, Carl Lentz.
Në shkurt të këtij viti, Justin ishte në shtëpinë e Carl për një sesion boksi bashkë me gruan e tij. Një burim pranë tij tha se dukej shumë i shqetësuar gjatë ushtrimeve të boksit dhe rrëfeu se po e rimendonte martesën e tij me modelen.
“Mendja e Justin ishte më të vërtetë e çrregulluar. Thjesht nuk mendonte si duhet. Ishte me të vërtetë në depresion dhe ndihej i penduar për martesën e tij”, vazhdon më tej ai.
Nga ana tjetër, Bieber muaj më parë kaloi nëpër një periudhë të vështirë jetësore, në luftën kundër depresionit dhe problemeve tjera mendore, ndërsa për këtë gjë e ndihmoi bashkëshortja e tij. /Telegrafi/