Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, i ka gëzuar fansat e tij me lajmi se është duke i kthyer në skenën muzikore.
Për më shumë, ai kanadezi i popullarizuar ka bërë të ditur se më 3 janar do ta publikojë edhe këngën e re, e cila titullohet “Yummy”.
25-vjeçari ka thënë më tej se nga muaji maj deri në shtator të vitit të ardhshëm do të niset në turneun e ri muzikor, si edhe do të jetë pjesë e një seriali dokumentar.
Bieber është duke pauzuar në muzikë që nga viti 2017 kur i kishte anuluar 14 koncerte nga turneu “Purpose World Tour”.
Këtë vit, ai ishte pjesëmarrës si mysafir në këngën e Ed Sheeran, “I Don’t Care”, si edhe në remiksin e Billie Eilish, “Bad Guy”. /Telegrafi/