Telegrafi

Justin Bieber fillon të ndjek Endrin në rrjetin social Twitter (Foto)

Këngëtari i njohur botëror i zhanrit Pop, Justin Bieber është shumë i pëlqyer nga të rinjtë në mbarë botën, përfshirë edhe të rinjtë shqiptarë.

Ai e ka nisur shumë i ri karrierën, në moshën 16 vjeçare, duke u shndërruar në ikonën e adoleshentëve me këngët e tij.

Nisjen e karrierës në moshë shumë të re, po e synojnë edhe disa prej këngëtarëve shqiptarë, të cilët kanë krijuar edhe ata fansat e tyre.

Lexo po ashtu Ish e dashura e Justin Bieber provokon në bikini (Foto)

Një nga këta të rinjë, është edhe Endrit Elshani – Endri i labelit “ON Records”, i cili ndonëse mund të duket e pabesueshme, ndiqet në rrjetin social Twitter nga këngëtari me famë botërore, Justin Bieber.

Këtë lajm e ka vërtetuar menaxheri i tij Met Elshani, i cili ka publikuar një video në llogarinë zyrtare të tij në Instagram, ku shfaq listën e ndjekësve të Endrit, dhe në të figuron edhe faqja zyrtare e Justin Bieberit. /Telegrafi/