Justin Bieber ka vendosur që të festoj me miqtë e tij në Melbourne të Australisë.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe modelja 18 vjeçare, nga Zelanda e Re, Bailey Scarlett, transmeton Telegrafi.
Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç kishte planifikuar artisti. Pas ndejës, ai u akuzua nga modeleja, e cila pretendon se është droguar në këtë festë.
Sipas Scarlett ajo u sëmur menjëherë pasi iu bashkua këngëtarit dhe shoqërisë së tij.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e këngëtarit, i cili tashmë është bërë i njohur për oganizimin e festave të çmendura. /Telegrafi/