Telegrafi

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë martuar, dasma zhvillohet javën e ardhshme?

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber (Foto: Instagram/HaileyBaldwin)

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë martuar, bën të ditur People. Sipas revistës amerikane, çifti i famshëm është kurorëzuar në qytetin e New Yorkut ditën e enjte.

Këngëtari dhe modelja u fejuan në korrik të këtij viti, ndërsa nuk kanë pritur shumë dhe janë martuar.

“Ata duan të shkojnë përpara, ndërsa ai e ka bërë pa e pyetur askënd”, ka thënë një burim për People.

Lexo po ashtu Lajmet për BIEBER

Në ndërkohë është raportuar se 24-vjeçari dhe 21-vjeçarja do të bëjnë edhe një dasmë të madhe.

TMZ bën të ditur se dasma do të zhvillohet në Kanada në javën e ardhshme. Me shumë mundësi, ceremonia do të bëhet në shtëpinë luksoze të këngëtarit në Ontario, të cilën e ka blerë këtë vit për pesë milionë dollarë (4.3 milionë euro).

Një burim ka thënë për TMZ se çifti fillimisht e kishte shtyrë martesën për vitin 2019, mirëpo më pas vendosën që ta bënin këtë vit.

Lexo po ashtu Lajmet për HAILEY

Ditë më parë, Bieber ishte takuar me babanë e Haileyt, aktorin Stephen Baldwin, me të cilin besohet se kanë folur për martesën dhe dasmën. /Telegrafi/