Telegrafi

Justin Bieber dhe Ed Sheeran paralajmërojnë projektin sekret

Justin Bieber dhe Ed Sheeran janë duke realizuar një projekt të përbashkët.

Menaxheri i Ed, Stuart Camp, postoi një foto të këngëtarit britanik para ekranit të gjelbër.

“Ky djalosh. Diçka po ndodh”, ka shkruar menaxheri i Ed Sheeran.

Pop superyjet po punojnë bashkë në projektin e ri dhe këtë e spjegojnë fotot e publikuara prej tyre, edhe pse s’ka konfirmim prej anës tyre.

Pas dy vitesh, Justin Bieber bëri një rikthim befasues në skenë gjatë setit të Ariana Grandes në Coachella të dielën.

Ndërkaq, edhe për Ed Sheeran është rikthimi pas suksesit historik me albumin e tij të fundit. /Telegrafi/