Telegrafi

Justin Bieber me dedikim për ditëlindjen e Hailey: Nuk mund të besoj që do të jesh gjithmonë e imja

Justin dhe Hailey Bieber (Foto: DailyMail)

Hailey Bieber gjatë ditës së djeshme (e diel) festoi ditëlindjen e sa të 24-të.

Për këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi i bashkëshortes së saj, Justin Bieber, shkruan DailyMail.

Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë një imazh me modelen, teksa edhe fjalët e ëmbla nuk kanë munguar.

“Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty”, filloi përshkrimi i tij.

Tutje Justin vazhdoi: “ Ëndrra ime më e madhe është të plakem me ty. Nuk më besohet që ti je e imja përgjithmonë. Urime ditëlindjen”.

Ai kishte zgjedhur që të publikojë një album të fotografive, të realizuara më parë.

Çifti i i njohur ndër tjera janë martuar në shtator të vitit 2019, ndërsa organizuan dy ceremoni me miq dhe familjarë. /Telegrafi/