Ajo është një juriste në profesion, por që pëlqen gjithmonë të provokojë me fotografitë që i bën. Bëhet fjalë për Redona Koçin, e cila ka qenë e ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës.
Intervista ka qenë ndryshe, e zhvilluar në krevat, ku Redona, ka qenë gati e zhveshur. Ajo ka treguar që gjithmonë pëlqen të flejë nudo, madje edhe në këto kohë të ftohta.
Ëndrra më seksi për të: “Nuk shikoj ëndrra me seks, sepse i bëj në realitet”. Midis seksit të fortë dhe të butë, ajo zgjedh momentin për të vendosur se çfarë seksi do.
Bukuroshja ka folur edhe për zhveshjet e saj dhe fotografitë provokuese, të cilat i quan jo të rëndomta, por me stil dhe se asaj i mjafton të ndihet vetë mirë me veten.
Ndryshe, Redona është në një lidhje qe dy vite, ndërsa i duhet shumë për të menaxhuar lidhjen e saj, duke qenë se i shkruajnë shumë persona në Instagram, midis tyre edhe të famshëm. /Telegrafi/