Telegrafi

Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Trajneri Jurgen Klopp ka folur për të ardhmen e tij për herë të parë mes thashethemeve për një rikthim të shpejtë në menaxhim.

Pas gati nëntë vitesh në krye të Liverpoolit, Klopp vendosi të tërhiqej si trajner i Reds në fund të sezonit 23/24.

Gjatë kohës së tij në krye në Anfield, gjermani udhëhoqi Liverpoolin drejt një mori trofesh duke përfshirë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Kupën e Ligës, Superkupën e Evropës, Community Shield dhe Kupën e Botës për Klube.

Që nga largimi nga Liverpooli, Klopp është lidhur me kombëtare si ajo e Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Federata Angleze këshillohet të emërojë Jurgen Kloppin si trajner të ri

Federata Angleze e Futbollit është aktualisht në kërkim të një trajneri të ri pasi Gareth Southgate vendosi të largohej nga roli i tij pas humbjes në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës.

Megjithatë, siç raportohet nga Sky Sports, Klopp ka përjashtuar një rikthim të shpejtë në menaxhim.

“Ne e dimë se Jurgen Klopp aktualisht po shijon një pushim të gjatë nga futbolli pasi u largua nga Liverpool. Nëse po pyesni se çfarë po bën ai, ai ka përjashtuar një rikthim të shpejtë në stërvitje dhe thotë se definitivisht nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë”.

 

“Ai ka folur në Kongresin Ndërkombëtar të Trajnerëve, ai tha se nuk ka asgjë, asnjë klub dhe asnjë vend. Njerëzit nuk duhet ta kenë dëgjuar atë pjesë”, ka thënë Klopp.

Përveç Klopp, emra si Thomas Tuchel, Eddie Hoëe, Graham Potter, Mauricio Pochettino dhe Ange Postecoglou janë lidhur të gjithë me punën e menaxherit te në Anglia. /Telegrafi/