Jurgen Klopp nuk është kursyer aspak nga fjalët e tij kur u pyet për planet e IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit) për të inkuadruar në futboll kartonin blu.
Në rast se kartoni blu do të jetë prezent në futboll, atëherë kjo do të thotë se një lojtar i cili ndëshkohet me të, do të duhej të largohej nga fusha për 10 minuta.
Pas këtyre lajmeve për këtë ligj të ri, ka pasur reagime nga më të ndryshme ku bie në sy edhe ai i ish-lojtarit të njohur Mesut Ozil, i cili bëri një parashikim mbi inovacionin që po synon të sjellë FIFA në botën e futbollit.
Sidoqoftë, ideja e kartonit blu nuk është mirëpritur nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili pati disa fjalë në drejtim të IFAB gjatë konferencës për shtyp.
“Nëse dëshirojnë ta testojnë, nuk ka problem. Nuk më duket si një ide fantastike momentalisht, por në fakt nuk mund ta mbaj mend se kur erdhi një ide fantastike nga këta djem për herë të fundit, a po nëse kishin një ndonjëherë”, ka thënë Klopp.
Përveç Klopp, pati reagime edhe nga trajnerët tjerë si Pep Guardiola, Mikel Arteta e Ange Postecoglou, të cilët po ashtu nuk reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj këtij lajmi.
Megjithatë, FIFA doli më pas me një deklaratë zyrtare, ku i siguroi të gjithë se momentalisht nuk është në plan që ky karton të përfshihet në nivelet më të larta të futbollit./Telegrafi/