Telegrafi

Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Jurgen Klopp nuk u përmbajt në fjalët e tij pas humbjes së Liverpoolit me rezultat 2-1 ndaj Tottenhamit.

“Unë nuk mund të isha më krenar për ekipin se sa sot. Unë kurrë nuk kam parë një ndeshje si kjo me rrethanat më të padrejta, vendime të çmendura”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports.

Tutje, ai ka disa fjalë për kartonin e kuq të Curtis Jones.

“Ne shënuam një autogol por jam shumë krenar. Kartoni i parë i kuq, Curtis shkel në topin dhe vazhdon tutje. Nuk ishte një ndërhyrje e keqe”, u shpreh Klopp.

Klopp gjithashtu foli edhe rreth golit të anuluar nga Luis Diaz që erdhi pak minuta para golit të parë të Tottenhamit.

“Goli i parregullt. Ai nuk ishte gol i parregullt, ata vizatuan vijat gabimisht. Topi është në mes të këmbëve të Salah dhe ata vizatuan vijën gabimisht dhe nuk e vlerësuan momentin kur Salah pasoi topin. Është shumë e vështirë të përballesh me këtë”, përfundoi tekniku gjerman.

Përkundër të gjitha këtyre ndodhive gjatë ndeshjes, Liverpool ishte shumë afër që të marrë një pikë me dy lojtarë më pak në fushë, por autogoli i Joel Matip në minutën e fundit i dha fitoren Tottenhamit.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp zbulon se çfarë i duhet Liverpoolit më së shumti momentalisht

Pas kësaj humbje Liverpooli sheh veten në pozitën e katërt në tabelën e klasifikimit me 16 pikë të tubuara, dy më pak se lideri i tabelës Manchester City./Telegrafi/