Jurgen Klopp duket se po shijon jetën pas largimit nga Liverpoolit, pasi gjermani është parë duke shikuar tenis në Mallorca.
Klopp u largua nga roli i tij në Liverpool në maj, duke i dhënë fund një periudhe të rëndësishme gati nëntëvjeçare në Anfield.
Gjermani ka lënë mjaft trashëgimi te Liverpool. Ai fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, një mori kupash vendore dhe, me siguri, i bëri Reds një nga klubet më të mëdha në botë përsëri.
Në Mallorca ai kishte veshur një fanellë të Gjermanisë, e cila po luan në Euro 2024 që organizohet aty, duke përkrahur ekipin me të cilin ishte i lidhur.
Look who it this! 😍
Jurgen Klopp in attendance in Mallorca@MallorcaChamps #MallorcaChampionships pic.twitter.com/gAfE4LvsiG
— Tennis TV (@TennisTV) June 29, 2024
Klopp i lindur në Shtutgart – i cili filloi karrierën e tij si trajner në Mainz para se të bashkohej me Dortmundin – ishte në krye të Liverpoolit për 491 ndeshje dhe në atë kohë ata fituan 299 prej tyre, barazuan 109 dhe humbën 83.
Pas largimit të Klopp, ish-trajneri i Feyenoord, Arne Slot do të marrë drejtimin e Liverpool nga sezoni 2024-25. /Telegrafi/