Telegrafi

Jurgen Klopp krijon një pozicion të ri për Szoboszlain dhe i jep një emër të padëgjuar më parë

Jurgen Klopp i ka vendosur një emër të padëgjuar më parë rolit të ri të Dominik Szoboszlai në mesfushë.

Pasditen e së dielës, Liverpooli mori pozitën e parë në Ligën Premier pasi përmbysën avantazhin e Brightonit për të fituar me shifrat 2-1.

Golat nga Luis Diaz dhe Mohamed Salah ishin të mjaftueshëm për të kompletuar rikthimin dhe për ta bërë të mos vlejë asgjë goli i Danny Ëelbeck.

Si rezultat i barazimit mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, Liverpooli tani po udhëheqin tabelën me dy pikë më shumë se ‘Topçinjtë’ dhe tri më shumë se të besuarit e Guardiolës.

Në golin e fitores së Liverpoolit i përfshirë ishte edhe mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai i cili bëri një pasim të bukur tek Mac Allister dhe ky i fundit pastaj gjeti brenda zonës Salahun që shënoi golin e fitores.

Lexo po ashtu Liverpooli do të thyejë rekordin e klubit dhe do t’i japë kontratën më të madhe në histori top yllit

Pas ndeshjes, tekniku gjerman e cilësoi Szoboszlain si ‘krijues kaosi’ duke iu referuar lojës së tij të mirë.

“Wataru (Endo) dhe Macca (Mac Allister) ishin në hapësirat e duhura dhe Dom (Szoboszlai) ishte surpriza atje, krijuesi i kaosit”, ka thënë Klopp fillimisht.

“Doli shumë mirë mendoj unë. Ata kishin posedimin por jo posedimin që donin dhe kjo na ndihmoi. Qendra me Maccan dhe Wataru, shumë e mirë. Dom, sikur një top zjarri, duke krijuar kaos. Më pëlqeu shumë”, u shpreh gjermani./Telegrafi/