Jurgen Klopp ka konfirmuar se ai do të largohet nga Liverpooli posa t’i përfundojë kontratë, madje duke mos përjashtuar as pensionimin.
Trajneri gjerman ka arritur të ndërtojë një figurë të rëndësishme për vetën, që nga koha kur drejtonte Borussia Dortmundin.
Por, Klopp ditët më të lavdishme të tij i kishte kur e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2019 dhe në këtë vit Ligën Premier me Liverpoolin.
Por, gjermani duket se është lodhur nga rutina e futbollit dhe nuk ka përjashtuar as pensionimin e hershëm nga futbolli si strateg.
“Mund të them se kur të më skadojë kontrata me Liverpoolin, do të largohem, kam nevojë për pushim”, ka thënë Klopp.
“Kur të largohem, do të pyes vetën pas një viti nëse më mungon futbolli, nëse jo nuk do rikthehem më dhe do vazhdojë jetën time të qetë”, ka shtuar më tej gjermani.
Klopp me gjasë do të tentojë një aventurë të re, duke ditur se klube të mëdha si Real Madridi, Barcelona, Juventus e Bayenr Munich e admirojnë punën e tij. /Telegrafi/