Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas humbjes me Cervena Zvezdan (2-0).
Ai ka thënë se skuadra e tij kishte shumë probleme në këtë përballje, ndërsa tregoi se rreziku nga kundërshtari vinte nga goditjet standarde.
“Ata kanë bërë shumë goditje standarde dhe kanë shënuar nga një prej tyre, më pas kanë shënuar edhe të dytin. Ne dominuam në pjesën e dytë, por nuk mund të shënonim”.
“Unë jam një qenie njerëzore. Nëse do të kisha përgatitur një fjalim të rëndësishëm 10 minuta pas ndeshjes, do të kishte qenë pak e çuditshme”.
“Nuk kam asnjë mesazh për momentin. Humbëm dhe duhet të bënim më mirë, por tani nuk mund të bëjmë asgjë”.
“Të drejtoj gishtin te problemi më i madh që kemi patur sot? Nuk e bëj dot, vetëm dhjetë gishta kam”, ka thënë ai.
Liverpooli e ka vështirësuar kalimin nga grupi, pasi aty janë edhe PSG dhe Napoli. /Telegrafi/