Fitorja e Liverpoolit ndaj Crystal Palaces në të shtunën e kësaj jave, bëri që Jurgen Klopp të parakalojë Rafael Betnitezin me më së shumti fitore në histori të klubit.
TheReds triumfuan 7-0 në udhëtim te The Eagles, me golat e Takumi Minaminos, Jordan Hendersonit, Sadio Manes, Roberto Firminos dhe Mohamed Salahut që shënuan nga dy herë.
Trajneri gjerman kështu shijojë triumfin e 127-të në Ligën Premier, që kur ka arritur në vitin 2015 në Anfield, e që ka bërë 196 paraqitje në krye të skuadrës.
Rafael Benites kishte shkuar në 228 ndeshje, dhe kishte marrë 126 fitore, për të zënë kështu vendin e parë si trajneri më i mirë në histori të Liverpoolit.
Pas tij ishin renditur trajner si, Gerard Houllier me 228 takime dhe 112 fitore, Roy Evanes, 184 ndeshje me 87 triumfe, dhe Brendan Rodgers me 112 paraqitje dhe 63 ndeshje të fituara.
Por, Klopp i parakaloi që të katër ish-strategët e Liverpoolit, për të rrëmbyer pozitën e parë. /Telegrafi/