Site icon Telegrafi

Jurgen Klopp bëri diçka që nuk e kishte bërë kurrë si trajner para se Liverpooli të fitonte finalen e Ligës së Kampionëve

Jurgen Klopp ka bërë diçka që nuk e kishte bërë kurrë si trajner para se Liverpooli të fitonte Ligën e Kampionëve në vitin 2019, sipas asistentit të tij Pep Ljinders.

Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024, me Ligën e Kampionëve që është njëra prej tetë trofeve që ai ka fituar gjatë kohës sa ishte në krye të klubit.

Sezoni i tij i fundit në Angli ka parë ‘Të Kuqtë’ duke fituar Carabao Cup, ani pse shpresat e tyre për titull të Ligës Premier tashmë ishin zbehur gjatë javëve të fundit të sezonit.

Para largimit të tij, Kloppi mori pjesë në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit në YouTube, aty ku prezent ishte edhe asistenti i tij Ljinders, drejtori i akademisë Alex Inglethorpe dhe lojtarët Cody Gakpo dhe Harvey Elliott.

Biseda u fokusua tek finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, aty ku Liverpooli mposhti me rezultat të pastër 2-0 Tottenhamin në Madrid.

Lexo po ashtu "Do të jem i urtë, nuk do marr karton" - Klopp nuk dëshiron ta rrezikon ndeshjen e fundit në shtëpi

Gjatë bisedës ndërmjet tyre, Ljinders zbuloi fjalët që Kloppi ia ka thënë atij disa javë para se të zhvillohej finalja.

“E kam ndjerë presionin para asaj finaleje dhe trajneri ma rikujtoi se ai kishte humbur shumë finale më herët”, ka thën Ljinders fillimisht.

“I kam humbur gjashtë ose shtatë – shtatë finale me Dortmundin dhe Liverpoolin”, ndërhyu Klopp.

“Kështu që ishin shtatë, dhe më kujtohen fjalët e tij tri javë më herët: Pep, unë nuk dua që të planifikojë diçka për këtë finale. I kam humbur gjashtë të fundit. Është në dorën tënde, të planifikoni, dhe unë thashë ‘Mirë, në rregull’”, u shpreh Ljinders./Telegrafi/

Exit mobile version