Site icon Telegrafi

Juratoviq: Gruevski nuk do të mund t’i ikë drejtësisë së pavarur

Qytetarët e Maqedonisë duhet të qëndrojnë të qetë dhe ta ruajnë demokracinë. Nëse bie Parlamenti, bie edhe demokracioa, deklaroi Josip Juratoviq, raportues për Evropën Juglindore në klubin parlamentar të SPB-së në Bundestagun gjerman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse policia nuk është në gjendje të mbrojë Parlamentin, atëherë duhet ta bëjë shpërnguljen në mënyrë paqësore. Çdo eskalim i situatës duhet të shmanget”, deklaroi Juratoviq.

“Nikolla Gruevski duket se është viktimë e grupit kriminal në këtë rrethinë. Sido që të jetë, ai nuk do t’i ikë një gjyqësori të pavarur. Në fund të fundit, ai duhet të marrë një vendim: A dëshiron të dalë para drejtësisë për shkak të korrupsionit, ose për shkak të krimeve të luftës?”, u shpreh Juratoviq./Telegrafi/

Exit mobile version