Edhe në javën e katërt radhazi, filmi “Jurassic World” ka kryesuar në ‘box office’.
Në fundjavën që lamë pas, filmi me dinozaurët përfitoi 30.9 milionë dollarë duke e ngritur në 558.1 milionë dollarë shumën totale të përfitimeve që nga fillimi i shfaqjes nëpër kinema.
Në vend të dytë u rendit “Inside Out”, i cili përfitoi 30.1 milionë dollarë nga biletat.
Filmat e rinj, “Terminator: Genisys” (28.7 milionë dollarë) dhe “Magic Mike XXL” (11.6 milionë dollarë), u renditën në pozitat tre dhe katër, respektivisht, ndërsa filmi i pestë më i shikuar ishte “Ted 2” (11 milionë dollarë).
Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:
- Jurassic World – 30.9 milionë dollarë
- Inside Oute – 30.1 milionë dollarë
- Terminator: Genisys – 28.7 milionë dollarë
- Magic Mike XXL – 11.6 milionë dollarë
- Ted 2 – 11 milionë dollarë
- Max – 6.6 milionë dollarë
- Spy – 5.5 milionë dollarë
- San Andreas – 3 milionë dollarë
- Me and Earl and the Dying Girl – 1.3 milionë dollarë
- Dope – 1 milionë dollarë
/Telegrafi/