Site icon Telegrafi

Junker kundër pranimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, në një intervistë për “Politico”, duke komentuar presidentin amerikan Donald Trump se BE mund të ndahet, tha se nëse është ashtu atëherë vendet e Ballkanit Evropian do ta humbin perspektivën evropiane.

Ai është shprehur kundër pranimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por nëse ajo nuk ndodh fare, atëherë vendet e Ballkanit do ta humbnin perspektivën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk jam mbështetës i afrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Por, nëse ju merret perspektiva evropiane, përsëri do ta përjetojmë atë që përjetuam në vitet e 90-ta. Në këtë kontekst stabiliteti i sistemit të BE-së është kusht obligativ që Ballkani përsëri të mos kthehet në gjendje lufte”, tha Junker.

Ai në intervistë theksoi se është kundër ndërprerjes së bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE dhe shpresoi se Ankara do të bashkëpunojë me Brukselin.

Europarlamenti në fillim të korrikut miratoi rezolutën për ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE./Telegrafi/

Exit mobile version