Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho Pernambucano ka zbuluar se ai synon të bindë Karim Benzeman për të përfunduar karrierën e tij te skuadra franceze.
Sulmuesi i Real Madridit mori hapat e tij të parë futbollistik te Lyon para se të transferohej te Los Blancos në vitin 2009 në moshën 22-vjeçare.
“Dëshira ime është t’i propozoj Karimit që ai të përfundojë karrierën e tij në Lyon”, ka thënë fillimisht Juninho.
“Ai është nga këtu; ai ndjehet këtu. Pse të mos bëjmë një përpjekje ekonomike midis të dy skuadrave për ta bërë atë të ndodhë?”.
“Ne nuk mund të ofrojmë të njëjtën pagë si Real Madridi, por do të presim në momentin e duhur”.
“Ne shkëmbyem mesazhe kur isha në Brazil. Ndjeva sikur do të donte të vinte. Ai ka shumë respekt për klubin”.
“Unë dua që ai të vijë dhe të luajë me ne për dy vjet, dhe pastaj të trajnojë disa nga lojtarët më të rinj”.
“Benzema mund të jetë lideri për të cilin ne kemi nevojë. Unë ëndërroj që ai të përfundojë karrierën e tij këtu në Lyon, shtëpinë e tij”, përfundoi Juninho. /Telegrafi/