Telegrafi

Juncker: Trump duhet të ndalet duke folur për shpërbërjen e BE-së

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i është përgjigjur Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump, se duhet të ndalet duke folur për shpërbërjen e BE-së.

Trump ditë më parë ka thënë se pas daljes së Britanisë nga BE-ja, këtë do ta bëjnë edhe shtete tjera, kurse për NATO-n ka thënë së është një organizatë e vjetruar, ndërsa ka kritikuar kancelarën gjermane për pranimin e numrit të madh të refugjatëve sirianë.