Telegrafi

Juncker: BE për evitimin e Brexit pa marrëveshje

Bashkimi Evropian do të punojë deri në çastin e fundit për të evituar një ndarje pa marrëveshje me Britaninë e Madhe, që është në përfitim vetëm të populistëve dhe nacionalistëve, garantoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claud Juncker para Parlamentit Evropian në Bruksel.

“Ne do të punojmë, shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, deri në çastin e fundit për të evituar një Brexit pa marrëveshje”, tha Juncker, në momentin kur kryeministrja britanike, Theresa May është duke kërkuar një kompromis me opozitën laburiste.

Kryetarja konservatore pritet të takohet sot me shefin e laburistëve, Jeremy Corbyn, për të gjetur një kompromis mbi mënyrën se si vendi do të dalë nga BE-ja, pas tre kundërshtimesh të njëpasnjëshme nga ana e deputetëve britanikë të marrëveshjes së negociuar me Brukselin.