Telegrafi

Juncker: Londra duhet të shprehet mbi Brexit

Sfinksi është si një libër i hapur në krahasim me Parlamentin britanik, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, sot gjatë një sesioni special në Parlamentin rajonal të Sarlandit, në Gjermani.

“Tani duhet të bëjmë që sfinksi të shprehet, mjaft me heshtjen”, vazhdoi Juncker.

“BE-ja e di se çfarë nuk do Parlamenti britanik, por askush, deri tani nuk e di ende çfarë do”, tha presidenti i Komisionit të BE-së.