Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker është kapur nga kamerat derisa ka reaguar në një mënyrë jo të zakontë ndaj një gazetari.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur Juncker reagon duke i bërtitur një gazetari, derisa po fliste për Brexit.
Bëhet e ditur se presidenti i Komisionit të BE-së u ndërpre nga një gazetar i Channel 4 News për t’i bërë një pyetje atij.
“Jam duke folur”, i është kthyer Juncker, duke bërtitur.
Pas kësaj, gazetari i ka kërkuar falje.
Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Juncker ka qenë në qendër të vëmendje të mediave për sjellje të jashtëzakonshme, disa prej të cilave ua sjellim më poshtë. /Telegrafi/