Telegrafi

Julio Cesar ishte portieri i fundit brazilian në finale dhe që mbajti portën e paprekur, Alisson synon ta arrijë rekordin e bashkëkombësit

Alisson Becker synon të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Ligës së Kampionëve dhe ta arrij rekordin e bashkëkombësit Julio Cesar.

Liverpooli ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve dhe njëra nga pikat më të forta të tij padyshim se është portieri Alisson.

Alisson u zgjodh portieri më i mirë i vitit në Ligën Premier shkaku i paraqitjeve të mira, ndërsa synon të njëjtën gjë edhe në Ligën e Kampionëve.

Alisson Becker (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Portieri i Liverpoolit është portieri i parë brazilian që shfaqet në një finale që nga viti i largët 2010.

Në atë vit ishte portieri i Interit, Julio Cesar, i cili përveç se pati paraqitje të mirë arriti edhe një rekord.

Cesar bënte mrekullira në vitin 2010 (Foto: Jamie McDonald/Getty Images/Guliver)

Cesar është portieri i fundit që e ka mbajtur portën e paprekur në një finale të Ligës së Kampionëve, pasi Interi mposhti Bayern Munichun 2-0.

Alisson synon ta bëjë të njëjtën gjë sikurse bashkëkombësi i tij brazilian, pasi në 50 ndeshje në Ligën e Kampionëve ka mbajtur portën e paprekur 26 herë. /Telegrafi/