Alisson Becker synon të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Ligës së Kampionëve dhe ta arrij rekordin e bashkëkombësit Julio Cesar.
Liverpooli ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve dhe njëra nga pikat më të forta të tij padyshim se është portieri Alisson.
Alisson u zgjodh portieri më i mirë i vitit në Ligën Premier shkaku i paraqitjeve të mira, ndërsa synon të njëjtën gjë edhe në Ligën e Kampionëve.
Portieri i Liverpoolit është portieri i parë brazilian që shfaqet në një finale që nga viti i largët 2010.
Në atë vit ishte portieri i Interit, Julio Cesar, i cili përveç se pati paraqitje të mirë arriti edhe një rekord.
Cesar është portieri i fundit që e ka mbajtur portën e paprekur në një finale të Ligës së Kampionëve, pasi Interi mposhti Bayern Munichun 2-0.
Alisson synon ta bëjë të njëjtën gjë sikurse bashkëkombësi i tij brazilian, pasi në 50 ndeshje në Ligën e Kampionëve ka mbajtur portën e paprekur 26 herë. /Telegrafi/