Aktorja e njohur franceze, Juliette Binoche, do të jetë presidentja e jurisë së festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin, i cili do të zhvillohet nga data 7-17 Shkurt të 2019-ës.
Këtë lajm e ka njoftuar drejtori aktual I festivalit, Dieter Kosslick.
“Festivali është veçanërisht i lidhur me të dhe unë jam i lumtur që ajo tani rikthehet në këtë rol të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kosslick.
Aktorja fituese e çmimit Oscar për filmin “Pacienti anglez”, deri sot ka interpretuar në mbi 70 filma.