Telegrafi

Juliana Pasha thotë se Aurela Gaçe është konkurrentja e saj më e fortë në muzikë

Juliana Pasha, Aurela Gaçe (Foto: Instagram/JulianaPasha/YouTube/AurelaGace)

Juliana Pasha ka qenë një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në emisionin e kësaj fundjave “Shiko kush luan”.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë emision televiziv, krahas lojërave të ndryshme, këngëtarja është dashur t’i përgjigjej edhe një pyetjeje mjaft interesante.

“Cila është konkurrentja jote më e fortë në muzikë?” – ishte pyetja, të cilës Juliana nuk hezitoi që t’i përgjigjej.

Lexo po ashtu Lajmet për Juliana Pashën

Në përgjigjen e saj, Pasha zgjodhi emrin e këngëtares së popullarizuar, Aurela Gaçe, transmeton Top Channel.

Dy këngëtaret janë mikesha mjaft të mira dhe me këtë përgjigje padyshim që tregoi vlerësimin ndaj koleges së saj.

Juliana vlerëson potencialin e padiskutueshëm të Aurelës dhe mendon se ajo është konkurrentja e denjë duke iu afruar vokalit të saj.

Padyshim që të dyja këngëtaret janë artiste të mëdha dhe talenti i tyre tanimë është dëshmuar disa herë.