Juliana Pasha ka qenë një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në emisionin e kësaj fundjave “Shiko kush luan”.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë emision televiziv, krahas lojërave të ndryshme, këngëtarja është dashur t’i përgjigjej edhe një pyetjeje mjaft interesante.
“Cila është konkurrentja jote më e fortë në muzikë?” – ishte pyetja, të cilës Juliana nuk hezitoi që t’i përgjigjej.
Në përgjigjen e saj, Pasha zgjodhi emrin e këngëtares së popullarizuar, Aurela Gaçe, transmeton Top Channel.
Dy këngëtaret janë mikesha mjaft të mira dhe me këtë përgjigje padyshim që tregoi vlerësimin ndaj koleges së saj.
Juliana vlerëson potencialin e padiskutueshëm të Aurelës dhe mendon se ajo është konkurrentja e denjë duke iu afruar vokalit të saj.
Padyshim që të dyja këngëtaret janë artiste të mëdha dhe talenti i tyre tanimë është dëshmuar disa herë.