Këngëtarja e njohur Juliana Pasha ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Jeto”.
Kënga “Jeto” trajton një temë shumë të thellë. Ajo është krijuat për të sjell në vëmendjen e publikut një nga fenomenet që ndodh rëndom në shoqërinë shqiptare, për t’i thënë “Stop” njëherë e mirë trafikimit njerëzor.
Muzika është realizuar nga Adi Hila, vargjet e tekstit i ka shkruar Olti Curri ndërsa klipi është realizuar nga produksioni “Chill Pro”.
Ky projekt është mbështetuar nga organizata “Different and Equals (Të ndryshëm dhe të barabartë)”. /Telegrafi/