Juliana Awada është një sipërmarrëse me origjinë libaneze dhe siriane, e cila është e martuar me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri.
Ajo është 43-vjeçare dhe është Zonja e Parë që nga viti 2015, duke qenë se është e martuar me presidentin e 53-të argjentinas.
Juliana është vetëm gruaja e dytë e një presidenti argjentinas me origjinë arabe (e para ka qenë Zulema Yoma).
Awada dhe Macri nisën lidhjen e tyre në vitin 2009, ndërsa u martuan në nëntor të vitit 2010 dhe kanë një vajzë bashkë, të lindur në vitin 2012.
Juliana është gruaja e tretë e Mauricio Macrit, partia e të cilit i fitoi edhe zgjedhjet e fundit për Kongresin e Argjentinës.
Awada gjithmonë është çmuar për dukjen e saj, stilin dhe përzgjedhjet në veshje.
Në vitin 2016, ajo ishte zgjedhur Zonja e Parë me elegante në botë nga revista ¡Hola!. /Telegrafi/