Pas shkarkimit të përzgjedhësit Hansi Flick, Julian Nagelsmann raportohet se po kryeson garën për t’u ulur në stolin e Gjermanisë.
Kjo do të thoshte se ai do ta udhëhiqte “Die Mannschaft” në EURO 2024 i cili do të mbahet pikërisht në tokën gjermane verën e ardhshme.
Vendimi për të bërë ndryshime në stafin e trajnerëve erdhi pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi në shtëpi ndaj Japonisë me rezultat 4-1, dhe si pasojë e kësaj humbje Hansi Flick u lirua nga detyra.
Mirëpo, pozita e përzgjedhësit nuk mbeti vakant pasi që shpejtë reaguan krerët e Federatës Gjermane të cilët emëruan si trajner të përkohshëm ish-sulmuesin e famshëm Rudi Voller, i cili numëron rreth 90 paraqitje me fanellën e Gjermanisë ku arriti të shënoi plotë 47 gola.
63-vjeçari arriti triumfin e parë si përzgjedhës i Gjermanisë të martën pasi mposhti Francën me rezultat 2-1.
Në anën tjetër, Julian Nagelsmann është momentalisht i papunë që prej se u shkarkua nga Bayern Munich me 24 mars të këtij viti për shkak të ecurisë së dobët të rezultateve në Bundesliga. /Telegrafi/