Site icon Telegrafi

Julian Deda surprizohet nga kolegët e tij të spektaklit të humorit “Portokalli”

Finalisti i radhës i cili pranoi një surprizë tejet të këndshme ishte Juli.

Ai u bashkua me shumë nga kolegët e miqtë të tij, në një ambient që ngjasonte krejtësisht me skenën e “Portokalli”, pikërisht vendi ku filloi karriera e tij.

Juli nuk mundi t’i përmbajë dot lotët, pasi kjo ishte një surprizë me të vërtetë e madhe dhe e veçantë, e cila nisi dhe mbaroi me interpretim të këngëve të vjetra shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai u bashkua në “Sofrën Shkodrane” me gjithë miqtë e tij, të cilët nuk hezituan ta lavdëronin për lojën e tij, e në veçanti për karakterin e tij të mrekullueshëm.

Juli u shpreh: “Faleminderit shumë, më kishte munguar publiku dhe skena. “Portokallia” është skena e parë që kam dalë pas shkollës, dhe është shkolla ime e parë e humorit e artit, jam shumë i emocionuar, faleminderit shumë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Foto: Screenshot/YouTube
Exit mobile version