Site icon Telegrafi

Julian Assange nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar gjykata britanike

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur gjykata në Old Bailey të Britanisë së Madhe, shkruan Sky News.

Gjykatësja Vanessa Baraitser, ka thënë se ka refuzuar ekstradimin e Assange nga frika se ai mund t’ia merr vetes jetën, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër qeveria amerikane ka njoftuar se do ta apeloj këtë vendim. Prokurorët amerikanë kanë ngarkuar Assange me 17 pika, duke filluar nga spiunimi e publikimi i materialeve të ndjeshme të ushtrisë dhe dokumentet e kabllogrameve diplomatike gjatë vitit 2010.

Ai ishte ri-arrestuar në shtator nën akuzën, që sipas ligjeve në fuqi mund t’i kalojë 175 vite në burg.

Pretendohet se ai kishte dekonspiruar inteligjencën ushtarake me analisten Chelsea Manning, duke thyer fjalëkalimin e njohur si “hash” për klasifikimin e dokumenteve nga kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version