Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez erdhi nga bankina për të shënuar një gol të fitores në minutat e fundit për Atletico Madrid në ndeshjen e tyre në La Liga kundër Celta Vigo të enjten mbrëma.
Duke folur pas ndeshjes, Alvarez zbuloi se si ndihmoi një ndryshim pozicioni nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone.
Sulmuesi u vendos në krahun e majtë nga ku arriti të hynte fshehurazi dhe të shënonte falë një goditje të shkëlqyer me kokë që fitoi ndeshjen 1-0.
“Kam folur pak me Simeonen këtë javë dhe ai më tha se mund të më përdorte në pozicione të ndryshme. Unë jam gjithmonë në dispozicion, duke u përpjekur të mësoj”, ka thënë fillimisht Alverez.
Julián GOALvarez 🇦🇷 pic.twitter.com/pAXFGWu1Ym
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 26, 2024
“Sa herë që ai beson se unë mund ta ndihmoj ekipin në një pozicion tjetër, unë do ta bëj atë”.
“Jam i kënaqur me golin dhe tre pikët. Ky gol më ndihmon me vetëbesim për aq kohë sa mund të ndihmoj skuadrën”.
“Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët. Unë jam shumë i lumtur. Koha për të pushuar dhe për të menduar për derbin e Madridit”, përfundoi argjentinasi.
Alvarez tani ka dy gola në tetë ndeshje për Atletico Madrid dhe duket të jetë në humor të lartë pas një fillimi të ngadaltë të jetës në Madrid. /Telegrafi/