Site icon Telegrafi

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Julian Alvarez nuk ishte aq i shqetësuar nga humbja 2-1 e Atletico Madrid ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të ndeshjes së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se janë edhe 90 minuta në lojë dhe asgjë nuk ka përfunduar.

“Ata shënuan në kohën e duhur, pranuam një gol shumë të shpejtë, pastaj barazuam. Kanë mbetur edhe 90 minuta”, deklaroi Alavrez.

Alvarez bëri një lojë mjaft të mirë në Santiago Bernabeu, duke shënuar një gol të mrekullueshëm, por skuadra e tij humbi përballjen.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Real Madridi duhet vetëm të shmangë humbjen në Wanda Metropolitano për të kaluar në çerekfinale, por do të jetë i etur për të marrë një fitore dominuese.

Skuadra që kalon tutje do të përballet me Arsenalin, pasi Gunners triumfuan 7-1 ndaj PSV-së në ndeshjen e parë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version